Kategoria Superiore

VIDEO/ Nuk ka festë as pas fitores, Olsi Rama “shpëton” futbollistët nga tifozët

Përmbysje e çmendur e Partizanit në “Elbasan Arena” kundër kampionëve në fuqi të Teutës. “Demat” shënuan dy gola në shtesa duke mposhtur 2-1 ekipin e Edi Martinit dhe duke e nisur shumë mirë fazën e dytë në Abissnet Superiore.

Lojtarët e kuq nxituan të festonin suksesin emocionues me tifozët, por grupimi “Guerrils” kishte diçka kundrejt tyre. Disa fjalë u thanë, me lojtarët e Dajës që dëgjuan pretendimet e ultrasëve.

Aty u afrua edhe Olsi Rama, administrator i deleguar i Partizanit, i cili arriti të qetësojë situatën dhe gjithçka u mbyll me duartrokitje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency