VIDEO/ Nuk ka fitues në Rrogozhinë, Laçi i pathyeshëm edhe në Kupë
Përfundon në barazim 1-1 Egnatia-Laçi, sfidë e para e raundit çerekfinal në Kupën e Shqipërisë. Pjesa e parë ishte e mbushur me raste dhe gola, teksa të parët kaluan miqtë në avantazh.
Julian Shehu ktheu në gol një penallti (17’) të akorduar pas pamjeve në VAR. Vendasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit me anë Artur Maganit. Deliu dhe Lushkja iu afruan golit për Laçin, ndërsa Egnatia pretendoi për një penallti në rastin e Ignjatovic. Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar.
Guindo dhe Lushkja kërcënuan portën e Pujës, por pa ia dalë të gjejnë golin e avantazhit për ekipin e Mirel Josës. Përfundimisht 1-1, teksa skuadra gjysmëfinaliste do të mësohet në takimin e kthimit në Laç më 9 shkurt.
Kupa e Shqipërisë
Takimi i parë çerekfinal
Egnatia – Laçi 1-1 (Artur Magani 22′ / Shehu pen 17′)
78′ Regi Lushkja pranë shënimit të një goli shumë të bukur, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e Egnatias.
68′ Asist i Mazrekajt, i cili gjen bukur Saliou Guindo. Gjuan sulmuesi afrikan i Laçit, pret portieri Puja.
45+4′ Aksioni i bukur i Regi Lushkjes. Numri dhjetë i Laçi gjuan me të jashtmen, topi përfundon ngjitur me shtyllën.
45+2′ Leventi tenton për Egnatian, por gjuajtja është e pasaktë.
45+1′ Shehu pranë golit të dytë, por gjuajtja potente e mesfushorit të Laçit përfundon mbi tra.
44′ Vendasit pretendojnë për penallti për prekje me dorë të Ignjatovic, arbitri vijon lojën.
39′ Asist i Mazrekajt, Ardit Deliu tenton një eurogol me roveshatë., Koordinimi është i sakt, por jo gjuajtja e mesfushorit.
24′ Gjatë aksionit të golit të ekipit vendas, Ademi mbeti i dëmtuar. Pas ndihmës mjekësore, futbollisti i Egnatias transportohet me ambulancë drejt spitalit për një mjekim më të specializuar.
22′ – Ymeraliaj harkon nga e djathta, portieri Sherri nuk kuptohet mirë me mbrojtësit duke e lënë topin në zonë. Demiri përfiton dhe gjuan drejt portës, devijon Artur Magani duke vendosur ekuilibrin në rezultat.
17′ Arbitri akordon penallti për bardhezinjtë pasi sheh pamjet në VAR. Gjuan saktë Julian Shehu, 0-1 për Laçin.
14′ Laçi pretendon për penallti për një prekje me dorë të mbrojtësit Gëzim Krasniqi.
11′ Mazrekaj lëviz bukur në krahun e majtë. Gjuan Shehu, por nuk ka forcë dhe pret pa probleme Puja.
7′ Laçi në sulm. Kroson Deliu nga këndorja i ekipit mik, largon rrezikun portieri Puja.
Egnatia: Puja, Ymeraliaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Micheal, Ademi, Iseni, Demiri, Jackson, Magani. Trajneri: Zekerija Ramadani.
Laçi: Sherri, Ziko, Roganovic, Velkovski, Ignjatovic, Deliu, Shehu, Lushkja, Zarubica, Van Dave, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.
Arbitër kryesor: Klodian Shahini.
Asistentë: Fatmir Lama, Rexhino Mersini.
I katërt: Andi Koçi.
VAR: Olsid Ferhataj
A.VAR. Ilir Tartari
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



