Kategoria Superiore

VIDEO/ “Pse nuk anulohet goli i Teutës?”, Gurishta ankohet për arbitrimin

Një gol në sekondat e fundit të shtesës nga ana e mbrojtësit Ivanoviç, i hoqi dy pikë Vllaznisë në transfertën ndaj Teutës në “Niko Dovana”, duke bërë që zhgënjimi te kuqeblutë të jetë vërtetë i madh.

Edhe këtë herë nuk kanë munguar kontestimet për arbitrin, teksa kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta ka akuzuar se goli i durrsakëve duhej anuluar për pozicion jashtë loje.

““Arsyeja pse nuk anulohet ky gol? Çdo javë na thoni mos flisni për arbitrimin, por shihet qartë që për çdo javë jemi të penalizuar. Mos luani me djersën tonë”, shkruan kapiteni.

Të gjithë u fokusuan te pozicioni i Ivanovic, që ishte tërësisht i rregullt, por pamjet filmike tregojnë se është numri 15 i durrsakëve, Blerim Kotobelli, i cili jep asistin e golit dhe duket më i avancuar.

 

Kujtojmë që kuqeblutë kanë akuzuar shpesh arbitrimin për vendime tendencioze, që kanë ndikuar direkt në ecurinë e ndeshjes dhe madje kanë bërë edhe një ankesë zyrtare në FSHF, duke evidentuar edhe rastet ku mendojnë se janë penalizuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency