Kategoria Superiore

VIDEO/ “Paqe” në derbin e kryeqytetit, Hoti shmang humbjen për Partizanin

Partizani e ka hedhur pas krahëve aventurën europiane dhe ka nisur përgatitjet për edicionin e ri, teksa po zhvillon fazën përgatitore në Pogradec. Skuadra e Dritan Mehmetit ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore ndaj Dinamos, duke barazuar 1-1 në stadiumin e qytetit liqenor.

Të parët që shënuan ishte Dinamo, që në minutën e 13-të arritën të zhbllokonin rezultatin me Taulant Markun. Në një ndeshje me pak raste dhe pa shumë ritëm, Partizanit iu desh që të priste pjesën e dytë për të shënuar golin e barazimit me anë të Hotit.

Në fraksionin e dytë të dyja ekipet aktivizuan pjesën më të madhe të lojtarëve që ishin në dispozicion, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Si trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti dhe tekniku u bluve të kryeqytetit, Nevil Dede e shfrytëzuan këtë përballje për të parë gjendjen e skuadrave të tyre, por dhe për të përshtatur lojtarët e afruar gjatë merkatos me pjesën tjetër të skuadrës.

Ky ishte takimi i parë për Partizanin që nga nisja e përgatitjeve për edicionin e ri, ndërsa do të luajë dhe dy takime të tjera me Bylisin dhe Teutën përpara nisjes së sezonit të ri në datën 20 gusht.

Goli i Markut për Dinamon:

Goli i Hotit për Partizanin:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency