VIDEO/ Partizani mposht Teutën dhe rikthehet në garë për zonën europiane
Fitorja me rezultatin 3-1 ndaj Teutës i shton shpresat e Partizanit për pjesëmarrjen në garat e Europës tashmë jo vetëm nëpërmjet kupës, por edhe nga kampionati.
“Të kuqtë” e kryeqytetit siguruan një pozicion në renditje, duke kaluar në vend të katërt me katër pikë më pak se Kukësi i vendit të tretë.
Ndeshja e luajtur këtë të shtunë në “Elbasan Arena” është dominuar nga “Demat”, megjithatë goli i parë u realizua nga “Djemtë e Detit”, të cilët goditën portën e Alban Hoxhës në minutën e 27’ me Ivanovic.
Ky avantazh do të zgjaste deri në minutën e 45+1, kur Xhuljano Skuka goditi portën e Qirkos, moment i cili u diskutua edhe si pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR goli u quajt i rregullt, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazimin 1-1.
Ndërsa në minutën e 53-të, Bitri shënoi me kokë pas një krosimi nga Kallaku dhe i dhuroi avantazhin ekipit të tij. Ndeshja vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 90+6. Kur Miroslavljev shfrytëzoi daljen nga Porta të Pano Qirkos dhe shënoi golin e tretë për Partizanin.
Pas javës së 28-të, Partizani shkon në kuotën 41 pikëve në vend të katër, teksa Teuta qëndron në vend të gjashtë me 32 pikë të grumbulluara.
Partizani-Teuta (3-1)
90+6′-Gooool! Miroslavljev shfrytëzon largimin nga porta të Pao Qirkos dhe i dhuron golin e tretë Partizanit.
78’-Blerim Kotobelli kërkon barazimin nga distanca, por Alban Hoxha e ndal dhe mbron avantazhin e Partizanit.
65’-Skuka kërkon të realizojë golin e dytë personal në këtë ndeshje ndaj Teutës, por bën një goditje shumë të lehtë, me topin që shkon në duart e Qirkos.
53’-Goool! Bitri shënon me kokë, pas një krosimi nga Sherif Kallaku dhe kalon në avantazh Partizanin.
50’-Daci provon të gjejë rrjetën e portës së Partizanit, por ndalet nga Hoxha.
Nis pjesa e dytë e Partizani-Teuta në “Elbasan Arena”.
Mbyllet në barazim pjesa e parë e Partizani-Teuta.
46’-Goool! Realizon Xhuljano Skuka, barazon Partizani. U aludua për pozicion të parregullt, por pas verifikimit në VAR gol u cilësua i rregullt.
40’-Pas një krosimi nga Kallaku, Bitri tenton ta dërgojë topin në rrjetë duke e goditur me kokë, por ndalet nga Pano Qirko.
35’-Stenio Junior tenton të godasë në portën e Teutës, por Qirko reagon mirë dhe e ndal.
27’Gooool! Teuta kalon në avantazh, Ivanovic ndëshkon Hoxhën
25′ Shansi për Partizanin, Cara ndalet nga Qirko
19′ Teuta i afrohet golit me mbrojtësin Jazxhi, por goditja me kokë ndalet nga Alban Hoxha
1’Starton ndeshja në Elbasan, Partizani pret Teutën
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Hoxha; A. Marku, Bitri, Belica, Sota; Matondo, Mala, Kallaku; Cara, Stenio Junior, Skuka
Teuta (4-3-3): Qirko; Kotobelli, Jazxhi, Ivanoviç, Todorovski; Acquah, Beqja, Daja; Gruda, Daci, L. Vila



