VIDEO/ Partizani s’di të bëjë dy fitore radhazi, Laçi i merr pikë në “Air Albania”
Partizani duket i obsesionuar pas rezultatit 1-1. Për herë të gjashtë në këtë sezon shënon të njëjtin rezultat, këtë herë përballë Laçit në “Air Albania”. Të kuqtë duhet të presin ende për të marrë dy fitore radhazi në këtë kampionat, që po rezulton më i vështirë nga sa parashikohej. Kurbinasit shënuan të parët në impiantin modern të kryeqytetit në minutën e 34-t, me Julian Shehun me penallti, ndërsa golin e barazimit Tedi Cara e realizoi 11 minuta para fundit të kohës së rregullt. Më këtë rezultat të kuqtë barazojnë Dinamon në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë.
Partizani – Laçi 1-1
Shënues: Cara 79’/Shehu 34′
90+7′ – Mbyllet sfida në “Air Albania”, Partizani dhe Laçi ndajnë pikët.
87′ – Cara i afrohet golit të dytë, por reagon bukur Dajsinani.
79′ – Gooool! Partizani barazon me Tedi Carën, që devijon në rrjetë goditjen e Stenio Juniorit. Goli u konfirmua edhe nga sistemi VAR, pasi pati dyshime për pozicion jashtë loje, 1-1.
77′ Goditje dënimi për Partizanin, Stenio Junior gjuan bukur, por topi përfundon në rrjetën e jashtme.
72′ – Çfarë humbet Ergys Kaçe, pas asistit të marrë nga Mala! Goditja e mesfushorit shkon jashtë.
69′ – Shënon Velkoski pas krosimit të Mazrekajt nga një goditje standarde, por pozicioni i lojtarit të Laçit ishte i parregullt.
59′ – Dalje e bukur e Laçit, Guindo dhuron një pasim për Regi Lushkjen, i cili godet fort, por reagon shumë mirë Teqja.
56′ – Tedi Cara lëviz bukur në krahun e majtë, por godet shumë keq, e duke dërguar topin mbi tra.
55′ – Drithërima në portën e Dajsinanit, goditja me kokë e Stenio Juniorit përfundon ngjitur me shtyllën.
45’+4′ – Mbyllet pjesa e parë, me Partizanin në sulm në kërkim të golit të barazimit.
45′ – Stenio Junior tenton një supergol nga jashtë zonës, por topi shkon mbi tra.
38′ – Pretendojnë 11-metërsh futbollistët e Partizanit pas rrëzimit të Rrapajt, por nuk ka penallti.
34′ – Gooool!11-metërshin e merr përsipër Julian Shehu, që nuk gabon përballë Teqjes, 0-1.
32′ – Pretendon penallti Deliu, pas ndërhyrjes së Mustës. Juxhin Xhaja fillimisht vijon lojën, por pas sinjalizimit të sistemit VAR shkon të shohë pamjet dhe akordon 11-metërsh.
22′ – Bën gjithçka mirë Mazrekaj nga e djathta, kroson në zonë, por ndërhyn Teqja, duke grushtuar topin.
17′ – Harkim i rrezikshëm i Roganovicit, topi shkon mbi tra, i shoqëruar nga Teqja.
8′ – Regi Lushkja provon të djathtën nga jashtë zonës, asnjë rrezik për Aldo Teqjen.
– Starton sfida në “Air Albania”, Partizani tregohet agresiv që në sekondat e para të ndeshjes.
Formacionet zyrtare
Partizani: Teqja; A.Marku, Belica, Sembene, Musta; Gligorov, H.Marku, Rrapaj, Cara; Mala, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja
Laçi: Dajsinani; Roganovic, Velkoski, Ignjatovic, Ziko; Shehu, Lushkja, Deliu; Velija, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.



