(VIDEO) Eliminimi nga Kupa i ka lënë pasoja, Partizani s’arrin dot të mposhtë Skënderbeun
Elminimi nga Kupa e Shqipërisë duket se ka lënë pasojë psikologjike te skuadra e Partizanit. Të kuqtë nuk ia dolën të fitonin me Skënderbeun, në “Elbasan Arena”, duke mos përfituar më shumë nga humbja e Kukësit dhe barazimi i Vllaznisë për vendin e tretë.
Edhe pse janë më një këmbë në Kategorinë e Parë, korçarët zhvilluan një ndeshje të kënaqshme, madje nuk do të kishin vjedhur asgjë nëse do të largoheshin me pikë të plota nga “Elbasan Arena.” Pak raste nga të dyja skuadrat, me Partizanin që u shfaq tepër i lodhur dhe pa forcë goditëse.
Partizani – Skënderbeu 0-0
90-4′ – Mbyllet mes tensionit ndeshja në “Elbasan Arena”, gjyqtari Beqiri ndëshkon me kartonë të verdhë Miroslavjev dhe Frashërin.
89′ – Vrapi tenton prirët me portën nga jashtë zonës, pret në pozicion Hoxha.
88′ – Liço merr vendin e Matondos.
86′ – Vrapi aktivizohet në vend të Pusit.
80′ – Uerdi Mara bën Messin, vallëzon me topin mes mbrojtjes së kuqe, por nuk arrin ta godasë si duhet në fund topin.
75′ – Arinaldo Rrapaj tenton të befasojë Rexhepin, por është i vëmendshëm portieri i Skënderbeut.
71′ – As goditje drejt portës, as krosim nga Hadroj, topin shkon direkt në duart e Rexhepit.
68′ – Del nga fusha Albion Marku, i dëmtuar, e zëvendëson Murataj.
61′ – Përfundon sfida për Tedi Carën, në fushë Miroslavjev.
59′ – Krosim i rrezikshëm në zonën e Partizanit, Bitri largon me kokë topin në momentin e fundit.
– Mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë, Junior e Skuka pranë golit, Berisha “fal” të kuqtë.
42′ – E lehtë tentativa e Skukës, prirët me portën, për t’u kontrolluar nga Rexhepi.
31′ – Krejtësisht i lirë Elvi Berisha në shtyllën e dytë, por topi i goditur prej tij me kokë shkon shumë mbi tra.
17′ – I pasaktë Stenio Junior shumë afër portës, pranë golit Partizani.
14′ – Pretendojnë 11-metërsh korçarët pas rrëzimit në zonë të Berishës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Beqiri.
8′ – Rrapaj tenton nga jashtë zonës, por pa shënjestrën e duhur.
1′- Nis sfida në “Elbasan Arena”, topin e parë e shkelmojnë korçarët
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Mala, Rrapaj, Matondo, Cara, Skuka, Stenio Jr
Trajner: Dritan Mehmeti
Skënderbeu (4-3-3): Rexhepi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro, Dëumfour, Moraes, Jean Victor, Mara, Pusi, Berisha
Trajner: Skënder Gega




