Kategoria Superiore

VIDEO/ 3 penallti, VAR dhe shumë raste, Egnatia frenon Dinamon në “Elbasan Arena”

Dinamo dhe Egantia nuk arritën të riktheheshin te fitorja në kampionat duke barazuar 1-1 mes tyre në Elbasan Arena në një sfidë shumë të luftuar në të cilën u akorduan 3 penallti, ndërkohë që edhe sistemi VAR u bë protagonist. Egantia që vinte në këtë sfidë pas dy barazimesh radhazi gjeti epërsinë me Bruno Telushin me penallti pas 8 minutash lojë, por po me penallti u kundërpërgjigj Dinamo me Agim Ibraimin në minutën e 32-të. Në pjesën Edvan Bakaj tregoi dhe njëherë që është një specialist në pritjen e 11-metërshave duke ndalur Pedro Auguston me një superpritje, ndërkohë që sistemi VAR i anuloi një gol Allmuçës së miqëve për një pozicion milimetrik jashtë loje. Në fund 1-1 me dy skuadrat që morën nga një pikë dhe mbetën në vendnumëro në renditje.

Java e 9-të e Abissnet Superiore

Dinamo-Egnatia  1-1   (Telushi 8′ penallti, Ibraimi 32′ penallti)

Kronika e ndeshjes:

-Përfundon në barazim 1-1 pas pothuajse 100 minutash lojë mes Dinamos dhe Egnatias

82’Shënon Egnatia pas një aksioni model me Allmuçën, por ndërhyn dhe pas disa minutash anullon golin për pozicion jashtë loje

78’Super Bruno Puja, ndal një “penallti” në lëvizje të Redon Mihanës, pas asistit spektakolar të Ibraimit

72′ Dinamo pranë golit, kroson Isaevski dhe provon në dy tentativa Chinedu, por kundërpërgjigjet Puja

67’Tjetër penallti e 4-ta e akorduar nga gjyqtari Shahini për një faull të Ymeralilaj ndaj Skukës, por ndërhyn VAR dhe penallti anulohet.


65’Realizon Agim Ibraimi por është në pozicion jashtë loje

50′- Penalltinë e merr përsipër shënuesi më i mirë i Egnatias, Pedro Augusto, por Edvan Bakaj pas tre 11-metërshave të pritur ndaj Tiranës në Kupë, bën një tjetër pritje spektakolare


49′ Gabon Isaevski ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Çyrbjas dhe shkakton një tjetër 11-metërsh


Mbyllet pjesa e parë në Elbasan Arena mes Dinamos dhe Egnatias në barazim 1-1

 45+2, Chinedu provon të gjejë trekëndëshin e Bruno Pujas, por topi shkon jashtë për fare pak


 45’Chindeu futet në zonë rrezikshëm, por largon Bruno Telushi

40′ Kros nga e djathta, Redon Mihana fiton duelin ajror me mbrojtjen mike, topi përfundon mbi tra


37′ Goditje këndi për Egnatian, Iseni godet me bukur, pritje e bukur e Edvan Bakajt

 34′ Agim Ibraimi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe barazon rezultatin

 32′ Chinedu frenohet nga dy mbrojtës të Egnatias në zonë, penallti për Dinamon.

26′ Agim Ibraimi provon me një goditje nga limitet e zonës që devijohet dhe shkon jashtë për fare pak

24′ Lëvizje të bukura të Enis Gavazajt, por Puja pret pa problem

19′ Përgjigjet Dinamo, gjuajtje potente e Redon Mihanës, grushton portieri i Egnatias

18′ Goditje e Demir Imerit, topi kalon ngjitur me shtyllën e portës së Dinamos

8′ Telushi nuk gabon nga pika e bardhë, Bakaj i mposhtur. Egnatia kalon në avantazh

6′ Penallti për Egnatian, Jackson harkon në zonë por topi ndalet në dorën e Maliqit. Klodian Shahini akordon 11-metërsh

1′ Mes një shiu të rrëmbyer, nis ndeshja në Elbasan Arena, Dinamo luan ndaj Egnatias

 

Dinamo (4-2-3-1): Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Gavazaj, Ibraimi, Mihana, Chinedu
Trajner: Bledi Shkëmbi

Egnatia (4-2-3-1): Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Çyrbja, Jackson, Imeri, Pedro
Trajner: Gugash Magani

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency