VIDEO/ Penalltitë nderojnë Chelsea e Liverpool, Gerrard rikthehet me humbje në “Anfield”
Chelsea rikthehet te fitorja në kampionat, pas një triumfi emocionues 3-2 ndaj Leeds United, ndërsa Liverpool i falët një penalltie të Momo Salah për të thyer 1-0 Aston Villa dhe Steven Gerrard, i cili u rikthye si trajner në “Anfield”, aty ku është një legjendë dhe idhull absolut.
Ekipi i Thomas Tuchel ka pësuar 8 gola në tre ndeshjet e fundit dhe trajneri gjerman duhet të korrigjojë diçka në repartin defensiv. Gjithsesi, kampionët në fuqi të Europës morën 3 pikët në një ndeshje ku u akorduan 3 penallti.
Skuadra e Marcelo Bielsa fitoi një penallti në minutën e 28-të pas ndërhyrjes së teknologjisë VAR, të cilën braziliani Raphinha.
Leeds gaboi në minutën e 42-të dhe Mason Mount riktheu baraspeshën pas asistit të Marcos Alonso nga krahu i majtë. Në minutën e 58-të tjetër penallti, këtë radhë për skuadrën vendase.
Italiani Jorginho nuk gaboi nga pika e bardhë, por ekipi mik reagoi dhe gjeti golin e barazimit shtatë minuta përpara fundit të ndeshjes. 19-vjeçari Joe Gelhardt finalizoi një aksion shumë të bukur të Leeds United.
Gjithsesi, emocionet nuk kishin përfunduar në “Stamford Bridge”, pasi Chelsea fitoi një tjetër penallti në minutën e katërt shtesë. Sërish Jorginho nga pika e bardhë, tjetër gjuajtje e saktë e mesfushorit dhe 3-2 për Chelsea.
Me penallti triumfoi edhe Liverpool. Skuadra e Jurgen Klopp mposhti 1-0 Aston Villa e Steven Gerrard, të cilit iu rezervua një pritje fantastike në “Anfield”. Momo Salah fitoi një penallti një minutën e 67-të, të cilën e shndërroi në gol, duke u ngjitur në kuotën e 14 golave sezonalë në Premier League.
Liverpool menaxhoi mirë minutat e mbetura të ndeshjes dhe siguroi fitoren e pestë radhazi në kampionat. Premier League kryesohet nga Manchester City me 38 pikë, Liverpool ndjek me 37 pikë, ndërsa Chelsea renditet në vend të tretë me 36 pikë.




