Francë

VIDEO/ Përfundon “romanca” Messi-Ramos, argjentinasi i kërkon llogari për ndërhyrjen në stërvitje

Dukej si një skenar filmi marrëdhënie mes Sergio Ramos dhe Lionel Messi. Të dy armiq të përbetuar në Spanjë teksa mbrojtësi përfaqësonte Real Madrid ndërsa sulmuesi ishte lideri i Barcelonës. “Fërkime” në çdo El Clasico, derisa të dy u bënë bashkë tek PSG.

Sherret dhe hatërmbetjet u shuan, madje Messi i dhuroi edhe ekzekutimin e një penalltie Ramosit. Megjithatë, mjafton pak që inatet e vjetra të dalin sërish në pah dhe në stërvitjen e fundit të francezëve u kuptua diçka e tillë.

Messi driblon Ramos por një zgjatje pak e tepërt me këmbë mbrojtësit provokon “pleshtin” që pasi përfundon me gol aksionin kthehet dhe diskuton me shokun e skuadrës. Nga pamjet, Messi nuk bindet nga justifikimi i Ramos dhe vazhdon gjatë bisedën ndërsa tashmë trajnerit Galtier i duhet të shpresojë që mes dy karakterëve të veçantë dhe të ndryshëm, të mos ndizen shkëndijat e vjetra.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency