Kategoria Superiore

VIDEO/ Perla e Ibraimit dhe “mrekullitë” e Bakajt, i japin fitoren Dinamos

Dinamo i falet një perle të Agim Ibraimit për të mposhtur 1-0 Kastriotin në “Elbasan Arena” dhe për t’u rikthyer pas tre javësh te fitorja në Abissnet Superiore. Ekipi i Shkëmbit ia del të mposhtë sërish krutanët e Ndreut si në fazën e parë.

Sfida e luajtur nën shiun e Elbasanit ishte tepër e fortë dhe e dyluftuar, por me pak raste në pjesën e parë. Demiri rrezikoi në fundin e fraksionit të parë, ndërsa Bakaj frenoi Grecën në aksionin pasardhës.

45 minutat e dyta ishin edhe më të bukura. Agim Ibraimi realizoi golin e avantazhit në minutën e 66-të, falë një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit. Festë për kapitenin, që heq bluzën dhe ndëshkohet me të verdhë.

Mihana, Chinedu dhe Skuka “flirtuan” me golin e dytë, ndërsa minutat e fundit Kastrioti u ndal një nga super Edvan Bakaj. “Gardiani” i Dinamos po kalon një rini të dytë. Në fillim priti gjuajtjen fantastike me finte të Prodanit, ndërsa në shtesa realizoi dy pritje të tjera shumë të bukura.

Maliqi la vendasit me një lojtar më pak në minutën e fundit. Kridens Meta akordoi penallti për Kastriotin, por ndryshoi vendim pasi pa pamjet në VAR. Në fund 1-0 për Dinamon, që i falet magjive të kapitenit dhe portierit.

Dinamo renditet pas javës së dhjetë në vend të pestë me 13 pikë, po aq sa kanë edhe kampionët e Teutës, ndërsa skuadra krutane mbetet e fundit me vetëm 5 pikë.

Dinamo-Kastrioti 1-0   Ibraimi 66′

Kronika e ndeshjes:

 – Mbyllet sfida me fitoren minimale 1-0 të Dinamos, që ngjitet në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit me vetëm 5 pikë.

96’ – Edvan Bakaj shpëton Dinamon. Dy pritje spektakolare në harkun pak sekondave nga ana e portierit dinamovit, rezultuan vendimtare, pasi u dhanë tre pikët kryeqytetasve.

90’ – Maliqi ndal me faull Ajaxin dhe arbitri Kridens Meta jep penallti. Megjithatë pasi rishikon aksionin, ndryshon vendim, duke anuluar penalltinë, pasi faulli ishte jashtë zonës dhe dhënë karton të kuq për mbrojtësin dinamovit.

80′ – Kastrioti sërish i rrezikshëm, por Ajazi nuk ia del të devijojë në rrjetë një kros nga e majta…

80′ – Goditje shumë e bukur me finte e Indrit Prodani, por reagon bukur Bakaj që dërgon topin në këndore…

75’ – Chinedu “flirton” me golin e dytë. Sulmuesi i Dinamos gjuan nga një pozicion mjaft i vështirë, por topi përplaset në shtyllë…

66′ – Gooooool. Agim Ibrahimi shënon një gol spektakolar, me një goditje dënimi perfekte, duke çuar topin direkt në rrjetën e portës së Salit, që nuk bën dot asgjë për t’i ndryshuar drejtim. Dinamo kalon në avantazh.

62’ – Ibraimi hedh një krosim në zonë për Mihanën, që nuk arrin topin dhe rrëzohet. Pretendojnë penallti dinamovitët, por nuk mendon kështu kryesori, që urdhëron vijimin e lojës…

 – Nis pjesa e dytë, Dinamo në kërkim të fitores…

 – Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Elbasan Arena”…

44′ – Reagon Kastrioti. Goditje e rrezikshme e Bedri Grecës, reagon në mënyrë të shkëlqyer Bakaj

44′ – Gjuajtje e forte e Besir Demirit, topi kalon ngjitur me shtyllën e portës krutane

31′ – Dinamo i afrohet golit, por Imami ndalet nga portieri Puja, ndërsa më pas arbitri Meta ndal lojën për një faull

12′ – Ende pa asnjë rast konkret në zonat respektive, Dinamo përpiqet me Chinedu

1′ – Starton sfida në Elbasan, Dinamo luan përballë Kastriotit

Formacionet zyrtare:

Dinamo: Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Samake, Siljanovski, Demiri, Gavazaj, Ibraimi, Mihana, Chinedu
Trajner: Bledi Shkëmbi

Kastrioti: Sali, Neziri, Hussein, Prodani, Rami, Onanuga, Mëllugja, Kodra, Okebugu, Basha, Greca
Trajner: Ramazan Ndreu

Arbitër: Kridens Meta
Asistentë 1: Mario Shazivari
Asistentë 2: Feliks Kolleshi
Arbitër i katërt: Olsion Yzeiraj
VAR: Enea Jorgji
AVAR: Dojando Myftari

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency