Champions League

VIDEO/ Perlë e Calhanoglu dhe super Onana, Inter mposht Barcelonën

Pritej një reagim dhe ai ka ardhur në momentin më të rëndësishëm. Pas 5 humbjesh në 10 takimet e para sezonale, Interi ia ka dalë të bëjë kthesën ndaj Barcelonës, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në “San Siro” dhe duke ndezur festën zikaltër.

Në krye-sfidën e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, katalanët e nisën me vrull, por përveç qarkullimit të dendur të topit, nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm, ndërsa Interi pa t’i ikte nga duart një penallti dhe një gol, të dyja për shkak të pozicionit jashtë loje.

Shkëndijën e parë të rrezikshme e dha Calhanoglu me një goditje nga distance, të cilën e grushtoi Ter Stegen, por në të shtesën e pjesës së parë gjermani nuk mundi të bëjë asgjë përballë goditjes së turkun dhe Interi shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal 1-0.

Provoi të reagojë Barcelona në pjesën e dytë, por Onana ndali goditjen e Dembele dhe grushtoi disa krosime të rrezikshme, ndërsa në të vetmin rast që katalanët shënuan me Pedrin, goli u anulua për një prekje me dorë nga ana e Ansu Fati.

Pati minuta edhe për Kristjan Asllanin, që hyri në fushë në vendin e Calhanoglu në të 83-tën dhe qëndroi në fushë përreth 15 minuta, duke dhënë kontributin e tij në ruajtjen e rezultatit, ndërsa pas gjysmës së ndeshjeve në grup, Interi mban vendin e dytë me 6 pikë, 3 më pak se Bayerni kryesues dhe 3 më shumë se Barca e vendit të tretë.

Fitore historike e Napolit në fushën e Ajaxit të Amsterdamit. Skuadra e Spallettit triumfoi me rezultatin e thellë 1-6, duke zhvlerësuar shumë shpejt golin e realizuar nga Kudus që në minutën e 9-të. Raspadori realizoi dygolësh, kurse lojtarët e tjerë që iu shtuan listës së golashënuesve ishin: Di Lorenzo, Zielindki, Kvaratskhelia dhe Simeone.

2-0 fitoi Liverpooli përballë Rangers me gola të Alexander-Arnold dhe Salah. Me të njëjtin rezultat Porto iu imponua Leverkusenit (shënuan Zaidu 69’ dhe Galeno 87’).

Atletico e Madridit dështoi të merrte pikë në fushën e Club Brugge, ku u mposht 2-0, ndërsa takimi i vetëm që u mbyll pa gola ishte Eitnracht Frankfurt – Tottenham.

Inter – Barcelona 1-0

 

 – Mbyllet sfida në “San Siro”, me Interin që fiton 1-0….

– Largohet autori i golit, Calhanoglu dhe në fushë aktivizohet Kristjan Asllani.

65’ – Dembele hedh një kros në zonë, të cilin Onana nuk e largon si duhet dhe Pedri e shtyn në zonë. Megjithatë festa e katalanëve zgjat pak, pasi VAR-i sinjalizon një prekje me dorë në zonë nga ana e Ansu Fati dhe goli anulohet.

45+2’ – Festë zikaltër në “San Siro”, pas një kundërsulmi të shpejtë, topi shkon te Calhanoglu, që gjuan saktë me të djathtën dhe e ndal topin në rrjetën e portës së Ter Stegen. Interi shkon në dhomat e zhveshjes në avantazh.

24′ – Inter pretendon për penallti dhe prekja me dorë është evidente, por ka një pozicion jashtë loje milimetrik në nisje të aksionit…

7’ – Kundërsulm i shpejtë i Interit, që mbyllet me një goditje spektakolare të Calhanoglu, por grushton ter Stegen.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency