VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Hoffenheim kalon në zonën Champions
Takimi i raundit të 24-të të Bundesligës mes Hoffenheim dhe Stuttgart është mbyllur me rezultatin 2-1. Ndeshja është dominuar në pjesën më të madhe të saj nga vendasit, të cilët në fund e reflektuan këtë gjë edhe në rezultat.
Pjesa e parë do të mbyllej me barazim pa gola, me Hoffenheim që realizoi në minutën e 43’, por VAR nxori që ajo goditje ishte pozicion jashtë loje.
Kjo ndeshje vazhdoi pa gola deri në minutën e 58’, kur Endo i dha avantazhin Stuttgartit. Pavarësisht tentativave të njëpasnjëshme, ekipi i Hoffenheim mundi që të merrte barazimin në minutën e 85’ me Baumgartner, teksa pesë minuta më pas po ai do të realizonte dhe t’i jepte fitoren vendasve.
Pas kësaj përballjeje Hoffenheim shkon në kuotën e 40 pikëve dhe ngjitet në vend të katërt të renditjes së Bundesligës, teksa Stuttgart qëndron në vend të parafundit me vetëm 19 pikë të grumbulluara.



