Carabao Cup

VIDEO/ Përplasje jashtë stadiumit, tifozët e Tottenham dhe West Ham shkaktojnë trazira

Tottenham fitoi në ndeshjen e së mërkurës ndaj West Ham me rezultatin 2-1, duke marrë kështu një biletë për në gjysmëfinalen e Carabao Cup aty ku do të përballen me Chelsea.

Megjithatë, përveç pjesës së fushës, ajo që mori vëmendje të madhe ishte edhe sherri mes tifozëve të dy skuadrave. Në fakt, të dyja tifozeritë mesa duket kishin hesape për të larë, pasi kanë pasur edhe precedentë të mëparshëm teksa shkaktuan trazira edhe në tetor kur skuadrat u vunë përballë në kuadër të kampionatit.

Sakaq, policia bëri maksimumin për të shmangur dëmet e mëdha, teksa nuk munguan edhe arrestimet nga autoritetet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency