VIDEO/ Përshëndetje naziste në transfertë, UEFA mbyll një pjesë të stadiumit të Atleticos
Atletico Madrid është urdhëruar nga UEFA të mbyllë një pjesë të stadiumit Wanda Metropolitano për ndeshjen e radhës së Champions League ndaj Manchester City. Ky dënim vjen si pasojë e sjelljes së tifozëve të spanjollëve në takimin e kaluar ndaj anglezëve në Etihad Stadium.
Së fundmi, ka qarkulluar një video tek e cila shihen tifozët e Los Colchoneros duke bërë përshëndetje naziste teksa menjëherë UEFA nisi hetimin dhe organet e saj vendosën të mbyllin një pjesë të stadiumit të Atleticos për arsye të sjelljes raciste.
Sakaq, UEFA ka detyruar Atletico Madrid të shpalosë një baner me togfjalëshin “Jo racizmit” së bashku me logon e UEFA-s. Ndërkaq, si për të kompletuar sjelljen e turpshme të tifozëve spanjollë në transfertën angleze, spektatorët e Atleticos janë akuzuar edhe se kanë pështyrë lojtarët e City dhe se kishin sulmuar punonjësit e sigurisë.



