Featured

VIDEO/ Pesë vite nga fitorja e paharrueshme në Haifa, kuqezinjtë për suksesin e radhës ndaj Izraelit

Kombëtarja kuqezi është gati për duelin me Izraelin, që do luhet sonte (20:45) në “Air Albania”, takim që do të transmetohet në Supersport 2.

Dueli i dytë në Grupin 2 të Ligës B në Nations League për Shqipërinë, që e nisi edicionin e tretë të këtij turneu me barazimin 1-1 ndaj Islandës në transfertë.

Hera e pestë që dy kombëtaret do të përballen me njëra-tjetrën, teksa në katër sfidat e mëparshme dy herë ka fituar Shqipëria dhe po kaq herë Izraeli.

Pesë vite më parë, kuqezinjtë e Giovanni De Biasit triumfonin 0-3 në “Sammy Ofer Stadium” të Haifas.

 

Armando Sadiku realizonte dy gola të bukur në pjesën e parë, ndërkohë që Ledian Memushaj vuloste triumfin me “tris” në pjesën e dytë.

Ishte 11 qershori i vitit 2017, luhej për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 dhe pas ndeshjes trajneri De Biasi jepte dorëheqjen, duke i dhënë fund 5 viteve e gjysmë në stolin kuqezi.

Nesër është 5-vjetori i asaj fitoreje të jashtëzakonshme dhe sonte të gjithë presin që kombëtarja të dhurojë një tjetër paraqitje pozitive ndaj të njëjtit rival, sigurisht shoqëruar me tre pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency