VIDEO/ Plaku “u nxjerr thinjat” bardhebluve, festa e titullit shtyhet sërish
Shtyhet sërish festa e titullit për Tiranën. Bardheblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Teutës, i pamjaftueshëm për të fituar titullin e 26-të në histori për ekipit kryeqytetas, pasi Laçi fitoi 0-2 përballë Egnatias dhe distanca me bardhezinjtë kurbinas është 10 pikë, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe katër javë.
Ekipi durrsak e nisi mirë ndeshjen, por golin e gjeti Tirana me anë të Vesel Limajt pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë. Visar Bekaj kreu pritje të bukura ndaj Hebajt dhe Emiliano Vilës, ndërsa Qirko frenoi Taulant Seferin në dy raste.
Arapi hodhi në fushë “kartën” Sebino Plaku, i cili realizoi golin e barazimit me kokë në minutën e 73-të. Në fund nervat tradhtuan Redon Xhixhën. Sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq nga Laver Alla.
Përfundimisht 1-1 në “Selman Stërmasi”, me popullin bardheblu që duhet të presë sërish për të nisur festën e titullit kampion. Sfida e radhës është derbi ndaj Partizanit…
Abissnet Superiore
Java e 32-të
TIRANA-TEUTA 1-1 (Limaj 40′ / Plaku 73′)
Kronika e ndeshjes:
90+3′ Redon Xhixha humbet nervat dhe largohet me karton të kuq, duke humbur derbin me Partizanin.
88′ Teuta pranë golit të dytë. Gjuan bukur Kotobelli, topi kalon ngjitur me shtyllën e bardhebluve.
73′ Pllakos heshtja në kryeqytet. Mbrojtja e Tiranës harron Sebino Plakun në zonë, i cili dërgon me kokë topin në rrjetë. Barazohet sfida.
67′ Goditje dënimi për Teutën. Kotobelli kërkon portën, devijon Bekaj në këndore.
63′ Seferi niset bukur në krahun e majtë, lë pas mbrojtësin kundërshtar, por nuk ia del dot të kalojë Qirkon.
57′ Teuta shumë pranë barazimit me anë të Emiliano Vilës, por Visar Bekaj kryen pritje të dyfishtë ndaj kapitenit durrsak.
44′ Vendasit pranë golit të dytë. Seferi merr një top nga mbrojtja, lëviz bukur, por ndalet nga e portierit Qirko.
40′ Tirana në avantazh. Asist i Tolit dhe finalizim i Vesel Limajt, i cili gjen golin e pestë në kampionat dhe nis festën bardheblu në kryeqytet.
35′ Reagon Tirana. Goditje këndi për bardheblutë, Seferi kërcen më lart se të gjithë, por ndalet nga traversa.
32′ Presingu i Dajës te Toli jep efekt. Mesfushori i Teutës fiton duelin dhe nis Hebajn, por grushtimi i Bekajt i mohon golin sulmuesit shkodran.
27′ Seferi ul bukur një top, por gjuajtja është e pasaktë. Aksioni nuk vlen, pasi anësori akordin pozicion të parregullt të sulmuesit bardheblu.
13′ Tirana pretendon për penallti pas rrëzimit të Seferit brenda zonës, kryesori Alla vazhdon lojën.
4′ Vertikalizim i bukur i Teutës, Peposhi shmang portierin, por nuk gjen dot rrugën e rrjetës. Anësori akordin pozicion të parregullt.
2′ Teuta pranë golit. Emiliano Vila gjendet i lirë në zonën kundërshtare, por gjuan mbi traversë me të majtën duke humbur një mundësi të mirë.
Tirana dhe Teuta janë gati për sfidën mes tyre në “Selman Stërmasi”, që fillon prej orës 16:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3. Bardheblutë e Orges Shehit shpallen zyrtarisht kampionë për herë të 26-të nëse fitojnë sot, ose nëse arrijnë të njëjtin rezultat si Laçi.
Vetëm një ndryshim te Tirana krahasuar me sfidën e fundit në Kurbin. Përgjoni titullar në krahun e majtë dhe Devid në stol. Shehi ka vendosur të spostojë Seferin në majë të sulmit, ndërsa nga krahët do të operojnë Gjumsi dhe Ismajlgeci.
Një ndryshim në kampin durrsak krahasuar me titullarët që mposhtën 4-1 Kukësin në takimin e fundit. Rubin Hebaj në majë të sulmit, ndërsa pas shkodranit treshja Peposhi, E. Vila, Daci, me këtë të fundit që i zë vendin Lorenco Vilës.
Formacionet zyrtare
TIRANA (4-3-3): Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni; Limaj, Totre, Toli; Gjumsi, Seferi, Ismajlgeci. Trajner: Orges Shehi.
TEUTA (4-2-3-1): Qirko; Idrizaj, Jazxhi, Ivanovic, Kotobelli; Aleksi, Daja; Peposhi, E.Vila, Daci, Hebaj. Trajner: Renato Arapi.



