Kupa e Shqipërisë

VIDEO/ Plori i drejtpërdrejtë: Goli u anulua me dashje ose arbitri është budalla

Elvis Plori analizoi barazimin 0-0 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, duke u ndalur kryesisht te goli i anuluar i Ante Aralica në sekondat e fundit. Në prononcimin për “Gol pas Goli” në Supersport, trajneri i Vllaznisë tha:

E pashë golin edhe në dhomat e zhveshjes. E çuditshme është fakti që dëgjoj që thuhet se nuk është mirë të flitet për gjykimin, por ne duhet të flasim në të tilla raste, pasi dëmtohet puna dhe gjithë investimi.

Ok, arbitri gaboi, e jep në moment gabim, por kur shkon dhe e shikon dhe e jep pastaj, kjo është me dashje! Ose i bie të jetë budalla që e anuloi.

Rezultatet në Kupë një gol i ndan, rezultatet i ndan ky gol që anuloi arbitri. Është shumë dyshuese kur sheh që ai shkon e sheh pamjet në VAR, dhe anulon golin…

 

Duhet të gjejmë forcë te ky gabim i arbitrit, t’i motivojmë lojtarët nga ky gol i rregullt. Ishte e njëjta situatë te ndeshje me Egnatian, u pa në VAR. Jam munduar ta qetësoj situatën, që të mos tregojmë tension.

 

Goli? Momente entuziazmi, të gjithë po festonim, pasi një gol bën diferencën në këto lloj ndeshjesh. Isha i sigurt se do e jepte gol arbitri edhe pasi ta shihte në VAR. Kjo është e çuditshme.

Ishte një ndeshje me maturi, e studiuar mirë, donim ekuilibër në fushë. Luanim jashtë dhe donim rezultat pozitiv. Ndeshjet e kampionatit janë të ndryshme“, deklaroi trajneri i Vllaznisë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency