FA Cup

VIDEO/ “Predhë” e Perraud, Southampton në avantazh. Luton befason Chelsea

Eurogol dhe rezultate befasuese për momentin në FA Cup. Southampton po luan në shtëpi përballë West Ham, takim i vlefshëm për kualifikimin në çerekfinale.

Trajneri i “Shenjtorëve”, Ralph Hasenhuttl ka bërë një rotacion të madh dhe Armando Broja ndodhet në stol. Sfida u zhbllokua pas gjysmë ore lojë.

 

Romain Perraud shënoi një eurogol me të majtën. Topi në trekëndësh, goli i parë sezonal për 24-vjeçarin francez dhe tifozët vendas në festë.

Ndërkohë, Chelsea po humbet 2-1 përballë Luton, ekip që garon në Championship. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e dytë, por Saul Niguez barazoi takimin në minutën e 27-të.

 

Mesfushori spanjoll gjeti cepin e portës kundërshtare me një goditje të bukur dhe gjeti golin e parë me fanellën e Chelsea. Gjithsesi, Luton u rikthye në avantazh në minutën e 40-të.

 

Harry Cornick marshoi i vetëm drejt portës kundërshtare dhe mposhti porterin Kepa Arrizabalaga, duke dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm në “Kenilworth Road”.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency