Kategoria Superiore

VIDEO/ Projekti “Uniforma Ime”, FSHF: Lushnja, stacioni i radhës

“Uniforma Ime” do të vazhdojë në Lushnje. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, FSHF njofton se projekti “Uniforma Ime” do të zbarkojë në qytetin myzeqar ditën e shtunë. “Pas aktivitetit në ‘Air Albania Stadium’ po vazhdon intensivisht procesi i shpërndarjes së materialeve sportive për të gjithë fëmijët që luajnë futboll në Shqipëri.

Ditën e shtunë do të jemi në qytetin e Lushnjes”, lexohet në postimin mbi videon e postuar në rrjetet sociale. Koordinatori i projektit “Uniforma Ime”, Daniel Davidhi theksoi muajin e kaluar se nisi kjo iniciativë do të ndikojë në zhvillimin e futbollit dhe mbështetjen e futbollit të fëmijëve në vend.

Davidhi deklaroi se familjet shqiptare do të kursejnë rreth 2.5 milionë euro në vit duke i marrë falas nga FSHF uniformat për fëmijët e tyre, teksa pritet që ulja e vazhdueshme e kostove për familjet shqiptare të ketë një impakt në afrimin e më shumë fëmijëve me botën e bukur të futbollit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency