Champions League

VIDEO/ Reagimi i Guardiolës te perla e Vinicius nuk duhet humbur, në fund shfryn ndaj arbitrit!

Vinicius Junior shënoi një nga golat e Real Madrid në humbjen 4-3 përballë Manchester City në gjysmëfinalen e parë të Champions League që u luajt në “Etihad Stadium”.

Ishte minuta e 55-të kur sulmuesi brazilian la mbrapa Fernandinhon me një driblim të bukur pa top, bëri rreth 60 metra sprint dhe dërgoi topin në rrjetë, 2 minuta pasi Foden kishte dërguar rezultatin në 3-1 për vendasit.

 

Një finalizim fantastik për 21-vjeçarin brazilian, i cili gjeti golin e 18-të sezonal me skuadrën e Carlo Ancelottit. Veprimet e Pep Guardiolës gjatë aksionit të golit të Vinicius Junior janë bërë virale.

 

Spanjolli i “Cityzens” e nuhati menjëherë rrezikun sapo Vinicius Junior la pas bashkëpatriotin e tij, e përjetoi keq pësimin e golit, teksa në fund vendosi ta shfryjë inatin ndaj arbitrit të katërt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency