La Liga

VIDEO/ Real Sociedad fiton në Mallorca, Vedat Muqiri nuk lë gjurmë

Real Sociedad ka arritur që të marrë fitoren e dytë radhazi në La Liga. Në takimin e prapambetur me Mallorcan, baskët u mjaftuan nga një gol për pjesë, për t’i shkaktuar humbjen e tretë radhazi skuadrës ku aktivizohet Vedat Muriqi.

Në një përballje të ekuilibruar, u desh një gol i David Silvës, për të zhbllokuar rezultatin, 36-vjeçari u shërbye në mënyrë fantastike nga Mikel Merino dhe i vetëm me portierin nuk e pati të vështirë që të shënonte.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për Merinon, i cili shënoi golin e dytë për Real Sociedad. Mesfushori shfrytëzoi një top të larguar jo mirë nga mbrojtja vendase, për të festuar golin e tretë sezonal. 25-vjeçari iu afrua golit në të 67′, por traversa i mohoi golin e dytë.

Në fund tre pikë për Real Socidad, që shkon në vendin e gjashtë në kuotën e 44 pikëve, një më pak se Barcelona e vendit të katërt dhe Atletico Madrid, dhe dy më pak se Betis. Në anën tjetër Mallorca mbetet në vendin e 16-të me 26 pikë.

Për 90 minuta u aktivizua futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, por sulmuesi dardan nuk arriti që të lërë gjurmë në këtë takim.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency