Futboll

VIDEO/ Realizim fantastik nga Argjentina, gol i denjë për Çmimin Puskas

Një gol mjaft i bukur vjen nga Argjentina aty ku lojtari i Atletico Tucuman realizoi nga 70 metra distancë. Në ndeshjen mes Atletico Tucuman dhe Barracas Central, lojtari i vendasve Mateo Coronel shënoi një gol fantastik nga një distancë prej 70 metrash.

Një realizim që me siguri do ta dërgojë emrin e 23-vjeçarit mes pretendentëve për të fituar Çmimin Puskas si një nga golat më të bukur të vitit. Në momentin kur Coronel shënoi golin, rezultati ishte 3-0 dhe po luhej minuta e 89-të, kur pas një goditje këndi për kundërshtarët, topi shkon në këmbët e fantazistit i cili pasi e kontrollon, nuk mendon dy herë por lëshon një silurë e cila ndalet në rrjetë.

Fajtor mund të konsiderohet edhe portieri kundërshtar që e kishte braktisur zonën e tij dhe e kishte lënë portën të zbrazët. Megjithatë, me siguri nuk e kishte menduar që dikush do ta konsideronte të godiste nga afro 70-metra distancë dhe aq më tepër të kishte preçizion si në rastin e Coronel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency