VIDEO/ Realizim i bukur me kokë i Enrico Papës, kapiteni i dhuron fitoren Botosanit
Enrico Papa ka shënuar golin e radhës me Botosanin në Rumani. Skuadra ku aktivizohet edhe Realdo Fili, fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Chindia Targoviste, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për qëndrimin në elitën e futbollit rumun.
Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, teksa kapiteni shqiptar realizoi golin e fitores për Botosanin në minutën e 66-të. Mesfushori nga Kuçova shënoi një gol të bukur me kokë.
29-vjeçari shfrytëzoi një krosim të ardhur nga krahu i djathtë dhe me kokë dërgoi topin në trekëndëshin e portës vendase, duke nisur menjëherë festën me shokët e skuadrës. Ky ishte goli i katërt sezonal i Papës me Botosanin, teksa numëron edhe dy asiste.



