Lajme

VIDEO/ Realizoi një supergol nga goditja e dënimit, Hakimi: Do flas me Messin dhe Neymar

Nëse Maroku ia doli të prekë çerekfinalet e Kupës së Afrikës, një pjesë të madhe të meritës për këtë arritje e ka edhe Achraf Hakimi. Anësori i PSG ishte autor i një supergoli nga goditja e dënimit në mbrëmjen e së martës, teksa falë realizimit të tij Maroku mori avantazhin 2-1 ndaj Malawi, një avantazh të cilin e ruajti deri në fund për të marrë më pas kualifikimin.

Në fakt, goditjet e dënimit duket se janë një armë plus për Hakimin duke qenë se në kompeticionin e Kupës së Afrikës ka realizuar dy të tillë dhe pas sfidës së të martës, ish-lojtari i Inter nuk mund t’i shpëtonte pyetjes nëse do të marrë përsipër të godasë nga gjuajtjet e lira edhe te skuadra e PSG. Për këtë marokeni është treguar i sinqertë duke theksuar se fillimisht duhet të flasë me Messin dhe Neymar të cilët janë goditësit numër një te francezët.

“Të gjuaj goditjet e dënimit edhe te PSG? E vështirë të ndodhë kjo, këtu në turneun e Kupës së Afrikës kam realizuar dy herë nga të tilla goditje. Por, te PSG do të provoj të flas me Messin dhe Neymar e më pas të shohim nëse do ta kem mundësinë”, u shpreh Hakimi.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency