VIDEO/ Refuzoi t’i jepte dorën, Theo godet me shuplakë Çalhanoglu-n
Në ndryshim nga ndeshjet e tjera, në derbin e Maddonnina-s asgjë nuk duket e pazakontë.
Një episod jo i këndshëm ka ndodhur në takimin e fundi mes Milan dhe Inter, i cili u mbyll me rezultatin 3-1.
Gjatë takimit përpara nisjes së sfidës, Hakan Çalhanoglu ka refuzuar t’i jepte dorën ish-shokut të skuadrës, gjatë kohës kur ishte te “Djalli”, Theo Hernandez dhe ky i fundit iu përgjigj me një shuplakë kokës.
Video e këtij momenti është bërë shumë viral në rrjetet sociale dhe sigurisht tifozeritë respektive kanë mbajtur anën e lojtarit të ekipit të tyre.



