VIDEO/ Rikthehen problemet në finalizim, Partizani ngec ndaj Kastriotit
Pas startit mjaft pozitiv një javë më parë në Rrogozhinë, Partizani nuk arrin të shkojë përtej barazimit pa gola ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku doli sërish në pah sëmundja e vjetër e finalizimit të gabuar.
“Të kuqtë” u shfaqën mjaft kërkues dhe krijuan disa mundësi shënimi, por forma e mirë e portierit Sali dhe gabimet e sulmuesve, bënë që topi të mos përfundonte në rrjetë, ndërsa nga ana tjetër edhe Kastrioti bëri një 90-minutësh mjaft pozitiv, duke marrë një pikë me mjaft vlera.
Me këtë barazim Partizani ngjitet në kuotën e 22 pikëve, por mbetet në vendin e pestë, ndërsa Kastrioti mban vendin e fundit, por tashmë me një pikë më shumë.
Partizani-Kastrioti 0-0
Kronika e ndeshjes
– Mbyllet pa gola sfida në “Elbasan Arena”.
80’ – Ajazi niset në një kundërsulm, sheh daljen e Hoxhës dhe provon nga mesi i fushës, por topi shkon larg kuadratit.
77’ – Krosim i rrezikshëm në zonë, me Junior që koordinohet mirë dhe gjuan, por Sali fluturon dhe grushton topin në këndore, duke ruajtur rrjetën të paprekur.
70’ – Krosim në zonë për Ajazin, që merr topin mirë, por rrëzohet. Pretendojnë penallti krutanët, por nuk mendon kështu arbitri dhe pamjet I japin të drejtë.
56’ Junior tenton të godasë sërish në portën e Kastriotit, por topi përfundon në duart e Salit.
52’ H.Marku nis një aksion drejt portës së Kastriotit, i pason Junior, por ky i fundit e çon topin mbi kuadrat.
Mbyllet pa gola pjesa e parë në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
44’ H.Marku tenton të pasojë drejt Skukës në zonë, por aksioni ndërpritet nga Sali, që ia del të mbrojë portën e Kastriotit.
39’ Braziliani Nunes shkakton faull ndaj Sotës, i cili rrëzohet në tokë, por për pak sekonda rikthehet në lojë.
14’ Rrapaj tenton të godasë në portën e Kastriotit, por ajo devijohet nga portieri Sali. Belica tenton të dërgojë më pas topin në rrjetë, por as ai nuk arrin të finalizojë.
8′ – Herald Marku ekzekuton një goditje dënimi në pozicion të prirët me portën, por topi i krosuar në zonë, largohet nga mbrojtja krutane…
– Starton sfida në “Elbasan Arena”
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Hoxha; Sota, Belica, Bitri, A. Marku; Rrapaj, H. Marku, Kallaku; Junior, Mala, Skuka
Kastrioti (4-1-4-1): Sali; Rami, Hussein, Dida, Neziri; Onanuga; Hasani, Henry, Greca, Kodra; Kaina



