Premier League

VIDEO/ Ronaldo humb toruan, i hedh dhe i thyen telefonin fansit të Evertonit

Ndonëse me yjet si Ronaldo e Fernandes në fushë, Manchester United është mposhtur me rezultatin minimal 1-2 nga Everton në transfertë dhe ka “larë duart” me zonën Champions, që duket një objektiv i pamundur për t’u arritur.

Megjithatë ajo që ka bërë më shumë përshtypje, ka qenë reagimi i portugezit, që duke dalë nga stadiumi, ka humbur toruan dhe i ka shkatërruar telefonin një tifozi të Evertonit.

Videoja që po qarkullon me shpejtësi, nuk tregon qartë episodin, megjithatë dëshmitarët shpjegojnë se portugezi i ka hedhur nga duart dhe shkatërruar telefonin një tifozi të Evertonit, që po e vërshëllente teksa dilte nga fusha.

Vetë klubi i Manchester United nuk ka preferuar të komentojë gjestin e Ronaldos, që për herë të parë po shkon drejt mbylljes së sezonit pa asnjë trofe të fituar dhe kjo natyrisht i peshon jo pak në aspektin psikologjik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency