VIDEO/ Ronaldo lag me ujë Ferdinand, ish-shoku i skuadrës ka hallin e këpucëve
Për të dytën ndeshje me radhë, trajneri Erik ten Hag uli në stol Cristiano Ronaldo për ndeshjen në transfertë ndaj Southampton. Megjithatë, humori i luzitanit nuk ndryshoi, madje para sfidës, CR7 gjeti edhe kohën për të bërë shaka me ish-shokun e skuadrës, Rio Ferdinand.
Ky i fundit, tashmë në rolin e opinionistit të Sky, ishte në mes të fushë duke raportuar në lidhje të drejtpërdrejtë. Megjithatë, Ronaldo nuk ngurroi të afrohej dhe ta lagte me ujë ish-mbrojtësin, me këtë të fundit që nuk e priti edhe aq mirë teksa pati merakun e këpucëve.
Gjithsesi, pas disa çastesh, edhe Rio Ferdinand nuk mundi të mbante të qeshurën dhe në fund u takua me Ronaldon, duke ia “falur” rrengun.



