Premier League

VIDEO/ Ronaldo “shterpë” në vitin 2022, portugezi humbet rastin me portën e boshatisur

Cristiano Ronaldo është duke kaluar një nga periudhat më të vështira në karrierën e tij teksa ndaj Southampton ka regjistruar takimin numër gjashtë pa shënuar gol, ndërsa në vitin 2022 ende nuk e tundur rrjetën.

Portugezi nuk ia doli të ndihmonte kështu Manchester United për të marrë trepikëshin ndaj Shënjtorëve, ndërsa shpërdoroi edhe një rast flagrant në minutën e shtatë të sfidës.

CR7 ia doli të kalonte portierin Fraser, mirëpo goditja e tij në vazhdimin e aksionit nuk pati forcën e duhur për të përfunduar në rrjetë ndërsa sfera u largua para se të kalonte vijën fatale. Sakaq, ndeshja e fundit kur Ronaldo gjente golin për United, daton më 30 dhjetor në sfidën e fituar me rezultatin 3-1 ndaj Burnley.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency