Premier League

VIDEO/ Ronaldo tërbohet me Bruno Fernandes, mesfushori nuk i pason CR7

Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Old Trafford ndaj Watford. Djajtë e Kuq lanë pikë të rëndësishme për vendin e katërt në Premier League ndërkohë që atmosfera në skuadër vijon të jetë e turbulluar.

Ndaj Watford, sërish Cristiano Ronaldo mbeti i pakënaqur nga shokët e skuadrës, veçanërisht me Bruno Fernandes i cili në një moment zgjodhi të godasë vetë portën teksa nuk i pasoi CR7 që priste thjesht të shtynte topin në portën e zbrazur.

Pas shpërdorimit të rastit të artë, Fernandesit iu desh të përballej me nervat e Ronaldos që kërkoi llogari për mungesën e asistit, ndërsa me një tjetër vendim mesfushori mund t’i kishte siguruar pikët e plota skuadrës së tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency