Conference League

VIDEO/ Roterdami në flakë, 72 tifozë të Feyenoord pas hekurave pas disfatës në Tiranë

Disfata 1-0 në finalen e Tiranës në edicionin e parë të Conference League ndaj Romës, ka lënë një shije të hidhur tek tifozët e Feyenoord në Roterdam. Qyteti holandez ka vuajtur nervat e ultrasve me këta të fundit që me të mbaruar finalja e Air Albanias, nisën trazirat me flakadanë apo edhe duke thyer vitrinat e dyqaneve.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e forcave të rendit të cilat kërkuan të shuanin inatin e tifozëve të Feyenoord, ndërsa në mediat holandeze bëhet e ditur se janë arrestuar 72 persona.

Sakaq, trazirat e ultrasve të Feyenoord kanë shkaktuar edhe dy të plagosur në radhët e policisë, megjithatë për fat të mirë pasojat nuk ishin të rënda. Kujtojmë, se edhe mbrëmjen e së martës, tifozët holandezë të mbërritur në Tiranë, shkaktuan jo pak rrëmujë në kryeqytet ndërsa nuk mungoi edhe përplasja me policinë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency