Futboll

VIDEO/ Rrahmani nuk u beson syve, me portën bosh gjen traversën

Napoli u ndal në barazim 2-2 në miqësoren ndaj turqve të Adanaspor, teksa golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Lozano zhbllokoi sfidën, ndërsa Adana e Montellës barazoi me Balotellin me penallti dhe mori avantazhin me Sari sërish nga pika e bardhë, para se një autogol të vendoste baraspeshën.

Titullar në këtë takim ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili në pjesën e parë u bë protagonist, pasi humbi një rast flagrant. Pas një goditjeje dënimi, Rrahmani e pa veten me portën bosh, por goditi në traversë nga dy metra larg vijës fatale, duke mos u besuar syve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency