VIDEO/ “Selman Stërmasi” hap dyert, banderolë gjigante dhe duartrokitje për kampionët
“Selman Stërmasi” ka hapur dyert për tifozët bardheblu, të cilët do të nisin festën e titullit të 26 kampion, menjëherë pas përfundimit të sfidës me Kukësin, duke qenë se prej tre javësh Tirana ka fituar edhe matematikisht kampionatin.
Shkallët e impiantit janë të mbushura, teksa fansat bardheblu kanë shpalosur edhe një banderolë gjigante, ku shkruajnë “29 herë kampionë”, teksa në momentin e zbritjes në fushë, futbollistët e Tiranës u pritën nga një tunel i atyre të Kukësit, të cilët nderuan kampionët e rinj të vendit.
Sfida Tirana-Kukësi transmetohet live në ekranin e SuperSport 2 dhe pritet të përfundojë rreth orës 18:45, teksa menjëherë më pas do të nisë festa e titullit, që gjithashtu do të transmetohet live në SuperSport 1 dhe në SuperSport Albania në Facebook.



