Europa League

Video/ Sërish dhunë në stadiumet franceze, ndërpritet për disa minuta Marseille-Galatasaray

Vijojnë incidentet në stadiumet franceze, teksa përplasja mes tifozëve në sfidën e Europa Leagues mes Marseille dhe Galatasaray-t, ak bërë që të ndërpritej ndeshja përreth 10 minuta, deri sa të vendosej rregulli në tribuna.

Ka qenë minuta e 39’ e pjesës së parë, kur tifozëritë filluan të hidhnin flakadanë dhe sende të tjera drejt njëra-tjetrës, ndërsa arbitri ndërpreu ndeshjen për 10 minuta, derisa forcat e sigurisë rikthyen normalitetin në shkallët e stadiumit, ndërsa më pas ndeshja rifilloi dhe u akorduan 8 minuta shtesë vetëm në pjesën e parë.

Incidente me tifozët e Galatasaray-t u raportuan edhe para ndeshjes, në qytetin e Marseille dhe përreth stadiumit “velodrome”, teksa forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Natyrisht bëhet fjalë për një përballje mes dy skuadrave që njihen se kanë mbështetës shumë të zjarrtë, por që nuk është se kanë ndonjë rivalitet historik mes tyre, pasi nuk janë përballur asnjëherë në ndeshje zyrtare.

Gjithsesi vlen të theksohet se ky është rasti i tretë në harkun e 40 ditëve, që në stadiumet franceze shfaqen raste dhune dhe ndërpriten ndeshjet, pasi më 22 gusht tifozët e Nice zbritën në fushë për t’u përballur me sulmuesin e Marseille, Dimitri Payet, ndërsa pak ditë më parë, Lens-Lille u vonua për disa minuta, pasi tifozët vendas zbritën në fushë për t’u përballur me ata kundërshtarë në pushimin mes dy pjesëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency