Featured

VIDEO/ Shaqiri protagonist nga Amerika, sulmuesi shënon golin e parë për Chicago Fire

Xherdan Shaqiri i është gëzuar golit të parë në Amerikë teksa ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e tij të re, Chicago Fire. Sulmuesi me origjinë shqiptare shënoi golin e dytë për të tijtë në fitoren 3-1 (nisi aksionin edhe në dy golat e tjerë) ndaj Sporting Kansas City pasi në minutën e 50-të u tregua i saktë nga penalltia duke dërguar topin në një krah dhe portierin në krahun tjetër.

30-vjeçari është shndërruar menjëherë në një nga lojtarët kryesorë të Chicago Fire dhe në katër ndeshjet prej kur është bërë pjesë e skuadrës, i ka luajtur të gjithë minutat teksa ka dhuruar edhe dy asiste. Kujtojmë se Shaqiri u transferua në MLS këtë merkato dimërore ku u përshëndet me Lyonin për të provuar ëndrrën amerikane, e cila mesa duket thjesht sa ka nisur të realizohet.

Chicago synon të jetë kampionia e Konferencës së Lindjes dhe sezonin e ka nisur mbarë me dy barazime dhe dy fitore që e mbajnë skuadrën në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg kryesuesve të Philadelphia ndërsa për të mbërritur objektivin sytë janë drejtuar nga Xherdan Shaqiri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency