Futboll

VIDEO/ Shënohen 6 gola në shtesë, “finale” e jashtëzakonshme në mjegullën norvegjeze

Në Norvegji është luajtur ditën e djeshme një ndeshje e çmendur. Brann e mbylli Eliteserien në vend të 14-të, duke u detyruar të luante një finale për të qëndruar në elitën e futbollit norvegjez.

Përballë ishte Jerv, skuadër që e mbylli sezonin në vend të tretë të divizionit të dytë. Moti, në këtë periudhë të vitit në vendet nordike, nuk është aspak i mirë dhe ndeshja u shoqërua me shumë mjegull.

90 minutat përfunduan në barazim 1-1, me Brann që humbi dy penallti duke shpërdoruar dy shanse të arta. Ndeshja shkoi në shtesa, aty ku u realizuan plot 6 gola!

Brann mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 92-të, një minuta më pas Jerv kaloi në avantazh me penallti. Jerv gjeti edhe golin e tretë në minutën e 112-të dhe u mendua se gjithçka mori fund.

Edhe pse me një lojtar më pak, Brann shënoi tre gola brenda gjashtë minutave, me ekipin kundërshtar që gjeti edhe njëherë rrjetën. Përfundimisht 4-4 dhe skuadrat iu drejtuan penalltive.

Sërish pa fat Brann, me Jerv që triumfoi 8-7 me penallti dhe siguroi një sukses drithërues dhe të paharrueshëm, dhe sezonin e ardhshëm do të garoje mes më të mirëve në Norvegji.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency