Legjionarët

VIDEO/ Shënoi apo jo Manaj, ka debat për golin e Watfordit

Rey Manaj debuton në Championship me fanellën e Watford, teksa u aktivizua në minutën e 55-të të transfertës ndaj Birminghamit, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Sulmuesi shqiptar u bë protagonist në golin e barazimit, pasi pretendoi se e preku për ta devijuar drejt rrjetës dhe festoi si ta kishte shënuar vetë, megjithatë deri tani autorësia i është njohur futbollistit Sema.

Vetë Manaj nuk e fshehu gëzimin për debutimin dhe “golin e parë” me fanellën e Watfordit, teksa shpreson që në të ardhmen të ketë edhe më shumë hapësira.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency