Video/ Shënoi golin e tretë në kampionat, ja nota e sulmuesit kuqezi
Tre herë titullar në “St Mary’s Stadium” dhe po kaq gola të shënuar nga Armando Broja, që pasditen e sotme tundi sërish rrjetën në mënyrë spektakolare, duke u shpallur më i miri i ndeshjes për Southampton, që gjithsesi nuk ia doli të marrë tre pikët, pasi pësoi golin e barazimit në shtesë.
Sulmuesi kuqezi u vlerësua me notën 7.1 nga portali i mirënjohur “Sofascore”, teksa vlen të theksohet se sulmuesi kuqezi ia doli të gjuajë tre herë në portë e dy herë të tjera jashtë.
Mjaft aktiv ka qenë Broja edhe në lojë, teksa ka realizuar me sukses 12 nga 15 pasimet e provuara (saktësia 80%), ndërsa në driblime, ia ka dalë me sukses në tre nga 5 tentativat. Vlen të theksohet se të tre driblimet e sulmuesit kuqezi kanë qenë ndaj irlandezit Duffy, që në një moment i bëri edhe një faull të ashpër.
Ky është goli i tretë i Armando Brojës në Premier League, me sulmuesin kuqezi që numëron vetëm 4 ndeshje si titullar dhe ka shënuar në tre prej të tyre, teksa interesant është fakti se të tre golat i ka shënuar në “St. Mary’s Stadium”.
Goli i Brojës – Full HD



