Basketboll

VIDEO/ Sherr në stërvitjen e Golden State, Green “shtrin” në tokë shokun e skuadrës!

Zënkat ndodhin edhe mes shokëve të skuadrës dhe një e tillë, madje tepër e dhunshme është regjistruar para disa ditëve në stërvitjen e gjigandëve të NBA, Golden State Warriors. Së fundmi, janë zbuluar edhe imazhet e përplasjes mes Draymond Green dhe Jordan Poole ndërsa Green nuk i përmbajti nervat dhe goditi me grusht shokun e skuadrës.

U desh ndërhyrja e anëtarëve të tjerë për të limituar dëmet pasi konflikti mes shokëve ishte tejet i rëndë. Për fat, Poole nuk ka pësuar dëmtim serioz dhe e vijoi stërvitjen ndërsa vetë skuadra nuk ka pranuar që Green të pezullohet duke bërë të ditur se gjithçka do të zgjidhet brenda grupit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency