Kategoria Superiore

Video/ Shiu i Elbasanit “mbyt” Teutën, Partizani realizon përmbysjen spektakolare

Emocione dhe spektakël ofron 90-minutëshi mes Partizanit e Teutës në “Elbasan Arena”, teksa rrebeshi i shiut që shoqëroi gjithë ndeshjen, në fund “përmbyti” durrsakët, të cilët kryesonin deri në minutën e 90’, por dolën pa pikë.

“Të kuqtë” e Ilir Dajës ia dolën të realizojnë një përmbysje spektakolare, duke shënuar në minutën e 90’ me penallti me Junior dhe në të 96-ën me Carënm, që vulosi fitoren e dytë sezonale për kryeqytetasit.

Nuk mungoi as tensioni në fushë, me dy skuadrat që e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë, ndërsa në fund feston Partizani, që merr fitoren e dytë sezonale dhe Teuta zhytet në krizë, pasi nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit.

Partizani-Teuta 2-1 Junior 90′ (pen), Cara 90’+6/ Gjorgiev 25′ (Elbasan Arena dhe SuperSport 3)

Kronika e ndeshjes:

 – Mbyllet sfida me fitoren 2-1 të Partizanit…

90’+6 – Goooool. Aksion mjaft i bukur i “të kuqve”, me topin që shkon te Cara, i cili lëviz mirë në zonë dhe mposht portierin Qirko. Festë e kuqe në Elbasan, me Partizanin që përmbys gjithçka dhe merr avantazhin.

90’+3 – Partizani pranë përmbysjes, Junior kërcënon portën e Qirkos…

90′ – Akordohen 6 minuta shtesë…

90′ – Goooool. Stenio Junior shkon te topi për të ekzekutuar penalltinë, teksa këtë herë tregohet i saktë dhe rikthen baraspeshën. Minuta “të çmendura” në “Elbasan Arena”.

88′ – Një krosim i ardhur nga këndi, ndalet në dorën e Acquah dhe arbitri nuk ka dyshime. Penallti për Partizanin.

87′ Nuk kursehet i kuq i as për Albano Aleksin, që gjithashtu shkon para kohe në dhomat e zhveshjes. Të dy skuadrat me nga 10 futbollistë.

87′ – Një përplasje e Muratajt me Acquah solli nervozizëm dhe Albio Marku mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Partizanin me 10 futbollistë…

78’ – Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, me Junior që nis Carën, por sulmuesi është në pozicion të prirët me portën dhe ia del të fitojë vetëm një këndore.

73’ – Cara hyn bukur në zonë, por goditja është krejtësisht e gabuar dhe topi përfundon mbi kuadrat…

63’ – Partizani pretendon për penallti, por arbitri kryesor, pas konsultimit me VAR, urdhëron vazhdimin e lojës. Një krosim në zonë prek dorën e Hektori Idrizajt, por më parë, ishte rënë në këmbë dhe për arbitrin nuk është penallti.

59′ – Tjetër mundësi e mirë shënimi për Teutën, me Kallakun që shërben mirë, por as Gjorgiev e as Vila nuk e shtyjnë dot në rrjetë…

58′ – Kallaku provon me të djathtën, por topi përplaset në rrjetën e jashtme…

56′ – Çfarë shpërdoron Lorenzo Vila. Sulmuesi shërbehet mirë dhe hyn në zonë, por goditja e tij në pozicion të prirët, përfundon jashtë…

54′ – Krosim i gjatë në zonën e Partizanit, aty ku Lorenzo Vila provon me kokë, por gjuajtja shkon pa problem në duart e Teqjas.

46′ – Starton pjesa e dytë, Partizani menjëherë agresiv

 – Përfundon pjesa e parë, me avantazhin minimal 1-0 të Teutës, që shënoi me Georgiev në minutën e 25-të të takimit.

 45′ – Akordohen 4 minuta shtesë…

36′ – Mala provon me një goditje të ëmbël nga jashtë zonës, por sfera kalon ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga Qirko

25’ – Gooool! Kallaku lëshon një tjetër vertikalizim perfekt, këtë herë për Pepi Gjorgiev, i cili gjuan saktë dhe u jep avantazhin durrsakëve.

20′ – Kallaku vendos në punë fantazinë dhe nxjerr të lirë Lorenco Vilën, por sulmuesi ndalet nga Teqja…

14′ – Tjetër këndore për të kuqtë, që provojnë me Junior, por topi shkon jashtë…

2′ – Dy këndore radhazi për Partizanin, që gjithsesi nuk ia del të kërcënojë portën e Qirkos…

 – Starton me një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, përballja në “Elbasan Arena”… Teuta luan topin e parë nga qendra…

Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Teqja; Marku, belioca, Sembene, Musta; Rrapaj, Kaçe, Marku; Mala, Stenio Junior, Cara
Teuta (4-2-3-1): Qirko; Idrizaj, Selmani, Ivanovic, Jackson; Aleksi, Acquah; E. Vila, Kallaku, L. Vila; Feorgiev

Shifra dhe fakte:
– Dy skuadrat vijnë pas barazimesh në javën e 9, me Teutën që u ndal nga Kastrioti dhe Partizanin që nuk shkoi përtej rezultatit 1-1 ndaj Laçit.

– Durrsakët e nisën mirë sezonin, por në 5 javët e fundit kanë fituar vetëm një ndeshje, pikërisht ndaj Egnatias më 23 tetor, më shumë se një muaj më parë.

– Nga ana tjetër Partizani numëron vetëm një fitore dhe 6 barazime në 9 javët e para, që e ka lënë në vendin e 8 me 9 pikë…

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency