VIDEO/ Shiu, përmbytja dhe Muriqi vendosin sfidën Elche-Mallorca
Një mbrëmje pa mbarim ishte ndeshja mes Elches dhe Mallorca, e cila kishte dy protagonistë, motin dhe sulmuesin dardan Vedat Muriqin.
Ky takim nisi me gjysmë ore vonesë për shkak se reshjeve të dendura të shiut që kishin filluar një orë para startit të sfidës, pra në orën 20:00, përmbytën fushën dhe e bën të pamundur nisjen e ndeshjes deri në orën 21:30.
Vetëm rreth 30 sekonda pas startit sulmuesi i Kosovës pati një rast shumë të mirë për të shënuar, por u ndal nga Badia. Ndërsa minuta e 12’ do të ishte sërish një moment aspak i mirë për Muriqin, që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë së fituar nga Sanchez, por nuk ia doli të realizonte, pasi edhe në këtë moment i fituar doli portieri i Elches.
Pas këtij momenti dominimi i vendasve ishte i dukshëm, me Ponce që zhbllokoi sfidën në minutën e 15’.
Në minutën e 61’ vendasit mbetën në inferioritet numerik pasi Boye mori karton të kuq dhe la vendasit me një lojtar më pak në fushën e lojës. Muriqi do të ishte sërish protagonist, tashmë për mirë, pasi në minutën e 71’ ai ekzekutoi një tjetër penallti të fituar nga skuadra e Mallorcas dhe ia doli ta finalizonte me sukses, duke u dhuruar barazimin miqve.
Dardani do ta mbyllte sfidën në minutën e 85’ dhe njëkohësisht do të “vendoste” barazim sa i përket numrit të lojtarëve në fushën e lojës, kjo për faktin se pas 3 sezonesh, Muriqi mori karton të kuq.
Pas javës së tetë të La Liga Elche qëndron në vend të fundit me 2 pikë, teksa Mallorca renditet në vend të 12-të me 9 pikë.
12’- E pabesueshme, Vedat Muriqi humbet penalltinë. Sulmuesi dardan merr përsipër ekzekutimi e penalltisë së fituar nga Sanchez, por ndalet nga Badia.
71’-Goool! Vedat Muriqi rikuperon gabimin në penalltinë e parë. Sulmuesi dardan merr sërish përsipër ekzekutimin e penalltisë për Mallorcan dhe e dërgon topin në rrjetë.
85’-Jo vetëm gol, Vedat Muriqi merr edhe karton të kuq.



