Kategoria Superiore

Video/ Shkëmbi: Jam i pakënaqur me atë çfarë kemi bërë fazën e parë, edhe sot na shpëtoi Bakaj

I pakënaqur trajneri i Dinamos Bledi Shkëmbi i cili në Gol pas Goli evidentoi problemet e bluve kryeqytetas në këtë fazë të parë dhe sidomos në sfidën ndaj Egnatias, takim që sipas Shkëmbit duhej fituar edhe pse në fund trajneri e pranoi e pranoi që ishte portieri Edvan Bakaj ai që shpëtoi Dinamon duke i dhuruar një pikë.

“Në minutat e para nuk ishim në nivelin tonë, nuk u shfaqëm në fushë siç e kishim përgatitur ndeshjen, ishim të fjetur dhe shkaktuam atë penallti që ndryshoi rezultatin. Më pas reaguam patëm mundësitë tona, por nuk u treguam të saktë para porte. Kur të shënosh me çdo kusht do të lësh hapësira prapa dhe kjo ndikoi. Shpërdoruam shumë, kështu edhe sot meritat shkojnë Edvan Bakajn pasi ishte ai që na shpëtoi.”

“Mungesat janë një faktor. Sidibe na ka prishur shumë punë, megjithatë me atë çfarë shfaqën lojtarët në fushë u përpoqëm të bënim më të mirën. Përsa i përket fazës së parë, nuk mund t’i jap një notë skuadrës por jemi të pakënaqur, me atë çfarë kemi arritur në këto 9 javë”.

“Kemi problem në gjetjen e golit, por këta lojtarë kemi do të përpiqemi të bëjmë më të mirën me këta futbollistë, deri në janar kemi edhe shumë ndeshje për të zhvilluar, do të përqëndrohemi te këto sfida dhe më pas do të mendojmë për merkaton”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency