Conference League

VIDEO/ Shkëndija bind dhe kalon në turin e tretë, gjen përballë një kundërshtar suedez

Shkëndija bën detyrën, duke fituar 3-1 ndaj letonëve të Valmierës dhe duke avancuar në raundin e tretë eliminator të Conference League, ku do të përballet me suedezët e AIK-ut.

Kuqezinjtë vinin pas fitores 1-2 në transfertë, megjithatë nuk u mjaftuan vetëm me administrimin, pasi morën një tjetër sukses ndaj Valmierës, duke treguar se janë dukshëm më superiorë se kundërshtari.

Bejtullai, Doriev dhe Ramadani shënuan për kuqezinjtë, që vijojnë të konfirmohen një kockë e fortë në Europë, teksa bashkë me Shkupin e Ballkanin, do të jenë skuadrat e vetme shqiptare që do të vijojnë aventurën europiane.

Shkëndija-Valmiera  2-1  (Bejtullai 11′, Doriev 35’/ Murata 25′)

85’ – Gooool. Ramadani shënon edhe golin e tretë për Shkëndijën, duke mbyllur llogaritë dhe dërguar kuqezinjtë në turin e tretë eliminator.

35’ – Goooool. Shkëndija sërish në avantazh. Pas një goditjeje nga këndi të miqve, kuqezinjtë rikuperojnë topin dhe Doriev niset nga gjysmëfusha e tetovarëve, për të kaluar kundërshtarët dhe i vetëm me portierin dërgon topin në rrjetë, Gol spektakolar i sulmuesit maqedonas.

25′ – Zbritje e shpejtë e miqve, që rikthejnë baraspeshën me anë të Murata.

11′ –  Goooool. Bejtullai zhbllokon sfidën, pas një asisti të kapitenit Ferhan Hasani. Kuqezinjtë në avantazh. 

 

Formacionet zyrtare:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency