Video/ Shkoi me vonesë në stërvitje me makinë Ferrari, lojtarit të PSG-së nuk i hapin derën
“Mendoj se kemi videon e vitit…”. Kështu pretendoi në një postim në Tëitter ‘PSG Community”, që kishte mundur të siguronte pamjet e një ngjarjeje kurioze gjatë seancës së fundit stërvitore të skuadrës franceze PSG. Mbrojtësi Layvin Kurzawa mbërriti me 15 minuta vonesë në ambientet sportive të PSG-së, në “Camp des Loges, askush nuk ia hapi derën dhe ai duhej të largohej prej andej pa mundur të hynte në kompleks.
Futbollisti francez priti me makinën e tij spektakolare sportive në portën kryesore për të hyrë në ambientet e brendshme të kompleksit stërvitor dhe në fund nuk i mbeti gjë tjetër veçse të kthehej dhe të gjente një hyrje tjetër për t’iu bashkuar lojtarëve të tjerë, që e kishin nisur më herët stërvitjen.
https://twitter.com/i/status/1515263726559141890



