VIDEO/ Shkupi shkruan historinë, siguron raundin e dytë të Champions League
Moment historik për Shkupin, që siguron kualifikimin në raundin e dytë të Champions League, pas fitores ndaj Lincoln Red Imps, me rezultatin e përgjithshëm 2-3.
Një ndeshje me shumë vuajtje, por edhe shumë e vakët ishte sfida e kthimit ndaj Lincoln Red Imps për Shkupin, që në Gjibraltar u mund 2-0, por ishte rezultati i takimit të parë 3-0, që i siguroi ekipit nga Maqedonia e Veriut raundin tjetër.
Një pjesë e parë e dominuar nga vendasit, të cilët rrezikuan në disa raste portën e Naumovskit dhe në minutën e 32’ Juanfri gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi rezultatin. Ndërkohë reagimi nga ana e kampionëve të Maqedonisë së Veriut ishte shumë i vakët.
Teksa edhe në fraksionin e dytë Shkupi bëri një paraqitje që la për të dëshiruar, pasi nuk mundi të reagonte siç duhej. Në minutën e 69’ skuadra nga Gjibraltari e çoi rezultatin në 2-0 pas golit të realizuar nga Casciaro.
Ndërkohë një moment të rrezikshëm e kaloi edhe në minutën e 88’ Shkupi, pasi Casciaro realizoi një goditje që krijoi iluzionet e golit, por që përfundoi në rrjetë të jashtme.
Ndërkohë në raundin e dytë të Champions League kampionët e Maqedonisë së Veriut do e kenë shumë të vështirë, pasi përballë do kenë Dinamo Zagreb.
Lincoln Red Imps-Shkupi (2-0)
Champions League
88′-Casciaro rrezikon portën e Shkupit, duke e dërguar topin në rrjetë të jashtme.
85’-Walker realizon një goditje dënimi dhe rrezikon portën e Shkopit, por Naumovski grushton topin dhe shpëton ekipin e tij.
69’-Lincoln Red Imps shënon sërish, Casciaro ngushton shifrat dhe “tremb” Shkupin.
66’-Ndalet loja, lëndohen dy lojtarë të Shkupit pas një përplasjeje të fortë.
Nis pjesa e dytë e Lincoln Red Imps-Shkupi
Mbyllet me rezultatin 1-0 pjesa e parë e ndeshjes Lincoln Red Imps-Shkupi në Gjibraltar.
40’-Lincoln Red shumë pranë golit të dytë, rrezikon shumë Shkupi.
32′-Lincoln Red zhbllokon rezultatin, pas një rrëmuje në zonë Juanfri shënon dhe i dhuroi avantazhin vendasve.
29’-Alvarez pranë një super goli, realizon goditjen e dënimit, por ndalet nga portieri i Lincoln Red.
27’-Danfa kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës, por topi devijohet nga mbrojtësit e Lincoln Red.
23’-Dëmtohet Danfa, ndalet për pak momente ndeshja, lojtari del jashtë vijave kufizuese.
13’-Lopes kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës me një goditje të lehtë me top, por ndalet nga portieri Naumovski.
11’-Lincoln Red kërcënon portën e Shkupit, por kampionët e Maqedonisë janë me fat.
Nis sfida Lincoln Red-Shkupi, vendimtare për kalimin në raundin tjetër të Champions League.
Formacionet zyrtare:
Lincoln Red / 4-3-3/ : Coleing, Toscano, Lopes, Sergeant, Wiseman, Rosa, Torilla, Walker, Nano, Juanfri, Gomez.
Trajneri: Castillo Perez
Shkupi/ 4-3-3/ : Naumovski, Sheji, Senghor, Abdulla, Brdarovski, Alvarez, Zlatkov, Da Silva, Danfa, Adetunji, Cephas.
Trajneri: Sedloski




