Femrat

VIDEO/ “Show” edhe në futbollin e femrave, asist spektakolar i sulmueses argjentinase

Kombëtarja e femrave të Argjentinës siguroi një triumf tepër të rëndësishëm përballë Venezuelës në Kupën e Amerikës, që solli kualifikimin në gjysmëfinale.

Vajzat argjentinase fituan 0-1 falë golit të Florencia Bonsegundo në pjesën e dytë, ndërkohë që qendërsulmuesja Mariana Larroquette dhuroi spektakël me një asist fantastik në minutën e tetë.

29-vjeçarja tregoi klas dhe nxori të vetme përballë portieres kundërshtare Florencia Bonsegundo, por kjo e fundit gaboi dhe e dërgoi topin jashtë.

Gjithsesi, Bonsegundo korrigjoi shënjestrën në minutën e 63’ dhe i dhuroi fitoren Argjentinës së femrave me golin e saj. Në gjysmëfinale, Argjentina do të ndeshet me Kolumbinë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency