Lajme

Video/ Shpresat zhgënjejnë në Slloveni, komplikojnë rrugën drejt Europianit

Shqipëria U21 zhgënjen në transfertën ndaj Sllovenisë, ku shkoi me pretendime të mëdha për të marrë tre pikët e për t’u rikthyer si kryesuese, por nxori tre herë topin nga rrjeta, duke pësuar humbjen e dytë në këtë edicion eliminator.

Kuqezinjtë e Bushit e nisën vrullshëm dhe në minutën e tretë fituan një penallti, të cilën e shpërdoroi sulmuesi kryesor Ernest Muçi, ndërsa më pas dy gabime në mbrojtje, bënë që vendasit të kalonin në epërsi të dyfishtë.

Bushi bëri disa ndryshime dhe skuadra provoi të rihapë takimin, por u ndal në traversë, ndërsa 15 minuta para fundit ishte sërish Sllovenia që gjeti golin e tretë, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes.

Slloveni U21 – Shqipëri U21 3:0  Borsilj 7′, 75′, Matko 24′  (Supersport 3)

 

90’+4 – Mbyllet ndeshja me fitoren e pastër 3-0 të Sllovenisë, që përfiton nga një Shqipëri apatike dhe ia del të marrë një 3-pikësh me shumë vlera.

90′ – Akordohen 4 minuta shtesë

75′ – Sllovenia shënon edhe golin e tretë. Portieri Tafas grushton goditjen e parë të ekipit kundërshtar, por nuk ka çfarë bën përballë Bosilj, i cili gjen golin e dytë personal ndaj kuqezinjve tanë

70′ Ernest Muçi lëviz bukur në krahun e majtë, teksa bllokohet nga një mbrojtës vendas. Kuqezinjtë pretendojnë për penallti, por kryesori vijon lojën…

54′ – Goditje nga larg e Masimiliano Dodës, topi përplaset në traversë dhe përfundon jashtë…

 – Nis pjesa e dytë…

45’+3 – Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të sllovenëve…

37′ – Bushi ndërhyn, duke larguar Markun dhe hedhur në fushë Dodën…

34′ – Ndrecka provon me një goditje nga distanca, por topi shkon pa problem në duart e portierit…

24′ – Na ndëshkon sërish Sllovenia. Një krosim i ardhur nga një goditje dënimi e vendasve, gjen të lirë mbrojtësin Matko, që gjuan në mënyrë perfekte dhe dërgon topin në trekëndësh…

19′ – Tjetër sulm i shpejtë i vendasve, me autorin e golit Borsilj, që provon nga jashtë zone, por këtë herë nuk gjen portën

14′ – Gjuajnë sërish vendasit, por pret në pozicion Tafas…

11′ – Kërcënojnë sërish sllovenët, por topi devijohet nga një mbrojtës kuqezi dhe përfundon në këndore…

7′ – Aksioni i parë i sllovenëve dhe goli i parë. Marku humb një kundërshtar në zonë, i cili shërben menjëherë për Boselj, që devijon drejt rrjetës, duke përfituar edhe nga një markim i lehtë i Jorgo Pëllumbit.

3′ – Nga pika e bardhë shkon Ernest Muçi, që gjuan, por topi përfundon jashtë. Dëshpërim për sulmuesin e Legias, teksa shokët shkojnë menjëherë për t’i dhënë zemër…

2′ – Asllani hyn mirë në zonë, por ndalet me faull nga një mbrojtës vendas dhe arbitri akordon menjëherë penallti.

 – Starton sfida…
Formacionet zyrtare:
Sllovenia: Turk; Trontelj, Stojinovic, Laci, Spanring; Zabukovnik, Matko, Casar, Zvetlin, Zugelj; Bosilj
Shqipëria: Tafas; Mitaj, Selmani, Pëllumbi, Ismailgeci; Çelhaka, Marku, Asllani; Ndrecka, Muçi, Dobra

Kuqezinjtë U21 kanë arritur të grumbullojnë 9 pikë në katër ndeshjet e para, pasi kanë regjistruar vetëm një humbje, atë ndaj Republikës Çeke në transfertë, në fillim të muajit shtator.

Trajneri Alban Bushi do të ketë në dispozicion për këtë takim, si sulmuesin titullar Ernest Muçi, ashtu edhe mbrojtësin Ramen Çepele, i cili ka qenë shpesh i grumbulluar me kombëtaren e madhe nga Edi Reja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency