Featured

VIDEO/ Shqipëria dhuron golin e barazimit, merr vetëm një pikë në Islandë

Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Rejkjavik përballë Islandës. Kuqezinjtë e Edi Rejës e nisën me një barazim aventurën në grupin 2 të Ligës B në Nations League, aty ku do të sfidojmë Izraelin katër ditë më vonë në “Air Albania”.

Taulant Seferi zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë, por një gafë e mbrojtjes tonë solli golin e barazimit nga ana e Jon Dagur Thorsteinsson në minutën e 49-të.

Shqipëria shfaqi dëshirë, dominoi ndeshjen dhe pati disa mundësi të mira për të shënuar golin e fitores, por mungoi cinizmi dhe finalizimi, teksa nuk munguan gabimet në momentet vendimtare. Ekipi kombëtar tentoi deri në fund fitoren, por duhet të mjaftohet me një pikë në transfertën nordike.

Nations League

ISLANDË-SHQIPËRI 1-1 (Thorsteinsson 49′ / Seferi 30′)

Kronika e ndeshjes:

 90+1′ Giacomo Vrioni merr bukur një top, shmang portierin kundërshtar, por ky i fundit tregohet vendimtar në momentin e fundit, madje fiton edhe një faull.

 73′ Zëvendësim i trefishtë te Shqipëria. Taulant Seferi, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi jashtë, futen Giacomo Vrioni, Bekim Balaj dhe Kristjan Asllani.

 64′ Endri Çekiçi shkëputet bukur në krahun e majtë, por zgjedh të pasojë në shtyllën e dytë, aty ku Ivan Balliu nuk arrin të dërgojë topin në kuadrat.

 56′ Jon Dagur Thorsteinsson tenton golin e dytë, por Etrit Berisha pret gjuajtjen e sulmuesit të Aarhus.

 55′ Kundërsulm i Shqipërisë. Elseid Hysaj vonon vertikalizimin. Më pas një krosim nga e djathta nga Ivan Balliu, kërcen lart Taulant Seferi, topi përfundon jashtë.

 54′ Reagojnë kuqezinjtë. Sokol Cikalleshi kryen disa driblime në zonën kundërshtare dhe pason për Jurgen Gjasulën, por gjuajtja e mesfushorit bllokohet nga mbrojtja vendase.

 49′ Islanda barazon rezultatin. Pasiguri e mbrojtjes tonë, gafë e Berat Gjimshitit dhe finalizim i Jon Dagur Thorsteinsson. Islandë-Shqipëri, 1-1.

 44′ Vendasit pretendojnë për penallti pas kontaktit në zonë mes Berat Gjimshitit dhe Andri Gudjohnsen. Kryesori i sfidës, anglezi Craig Pawson vijon lojën me të drejtë.

 34′ Ivan Balliu lëviz bukur në krahun e djathtë dhe hedh një top në zonë, Amir Abrashi shfaqe si sulmues, por devijimi i “luftëtarit” kuqezi kalon ngjitur me shtyllën.

 30′ Gooooooooool! Shqipëria në avantazh. Abrashi gjuan nga krahu i majtë, grushton portieri islandez, aty përfiton Taulant Seferi që nis festën me shokët e skuadrës dhe tifozët.

 22′ Gabim i ekipit tonë, Islanda hidhet në sulm, gjuajtja e Isak Bergmann Johannesson përfundon jashtë.

 19′ Mundësi e mirë për Islandën. Gjuan Arnor Sigurdsson, devijon në këndore kapiteni Berisha.

 16′ Tenton Taulant Seferi, devijohet në këndore gjuajtja e sulmuesit të Tiranës.
 14′ Vertikalizim i Islandës. Arnor Sigurdsson fiton duelin e shpejtësisë me Berishën, por topi i hedhur në zonë nuk ka forcën e duhur.

 12′ Aksion i bukur i kuqezinjve, por asnjë rrezik për portën e skuadrës vendase.

 10′ Sulmojnë islandezët nga krahu i djathtë, arbitri kryesor akordon faull për portierin Etrit Berisha.

 8′ Minuta të mira për kombëtaren shqiptare. Katër goditje këndi për kuqezinjtë, por krosimet e ardhura nga krahu i djathtë nuk shfrytëzohen.

 Starton sfida në Rejkjavik.

FORMACIONI ZYRTAR

Ndërkohë, kombëtarja e Islandës do të zbresë në fushë me skemën 4-3-3. Trajneri Arnar Vidarsson ka bërë tre ndryshime krahasuar me barazimin 2-2 ndaj Izraelit në Haifa.

Kuqezinjtë dalin në nxehje para ndeshjes:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency