Video/ Shqipëria U19 e nis me humbje të thellë, sfida e radhës ndaj Serbisë
Starton me një humbje të thellë 4-0 ndaj Francës, edicioni eliminator i Euro 2022-shit për Shqipërinë U19, që e pati shumë të vështirë të bënte më mirë në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në “Egnatia Arena”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu e nisën mirë ndeshjen dhe madje dërguan topin të parët në rrjetë, por goli u anulua nga arbitri, ndërsa më pas francezët morën avantazhin pas një rrëmuje në zonë.
Në fundin e pjesës së parë ishte sulmuesi Abline që shënoi dy herë radhazi dhe mbylli llogaritë e ndeshjes, ndërsa rezultati u vulos në pjesën e dytë nga Tchouna, i cili ekzekutoi saktë një penallti.
Kjo ishte ndeshja e parë e kuqezinjve, të cilët në harkun e një jave do të luajnë edhe dy sfida të tjera, fillimisht përballë Serbisë e më pas ndaj Maqedonisë së veriut, të dyja në “Elbasan Arena”.
Francë U19-Shqipëri U19 4-0 Virginius 28′, Abline 35′, 40′, Tchaouna 64′ (Pen)
Kronika e ndeshjes:
– Vërshëllen arbitri për të sinjalizuar fundin e ndeshjes. Kuqezinjtë e nisin edicionin eliminator me humbje 4-0 dhe tani duhet të mendojnë për sfidën e radhës ndaj Serbisë.
64′ – Tchaouna ekzekuton saktë 11-metërshin dhe shënon golin e katërt për francezët…
63′ – Krosim në zonë i francezëve dhe arbitri “shpik” një penallti, duke komplikuar edhe më shumë ndeshjen për kuqezinjtë.
51’ – Asan Mata lëshon një goditje fantastike nga jashtë zone, por shtylla shpëtoi portën e Francës. Të pafat kuqezinjtë.
46′ – Starton pjesa e dytë. Franca menjëherë kërcënuese…
45′ + 1 – Mbyllet pjesa e parë në ‘Arena Egnatia”, me Francën që kryeson me rezultatin e thellë 3-0. Kuqezinjtë provuan të rezistojnë dhe madje të shohin edhe përpara, por kundërshtari nxori në pah supremacinë e tij dhe arriti të shënojë tre herë.
45′ – Akordohet vetëm një minutë shtesë…
40′ – Sërish Abline dhe Franca mbyll llogaritë e ndeshjes për 40 minuta. Portieri Simoni nuk arrin të ndalë goditjen e sulmuesit dhe numri 9 i francezëve devijon për herë të tretë në rrjetë.
35′ – Dyfishojnë francezët. Një sulm i shpejtë dhe një top i hedhur tokazi në zonë, përfundoi te sulmuesi Abline, që gjuajti menjëherë dhe e dërgoi në rrjetë…
28′ – Rrëmujë në zonën kuqezi dhe francezët dërgojnë topin në rrjetë. Pretendohet një pozicion jashtë loje, por gli vlen dhe Franca merr avantazhin me anë të Virginius.
25′ – Mata provon nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit
14′ – Gjejnë golin kuqezinjë, pas një krosimi të bukur, por anësori ndal festën, pasi topi kishte kaluar më parë vijën fundore
– Starton sfida në “Egnatia Arena”
Formacionet zyrtare:
Shqipëria U-19 (3-5-1-1): Simoni, Dervishi, Preka, Zalli, Mata, Alivoda, Bytyqi, Nerguti, Pjeshka, Shpendi, Toci
Franca U19 (4-3-3): Lo Tutala, Varela, Doukoure, Camara, Pereira, Ba, Bondo, Michut, Virginius,, Abline, Tchaouna



